Vendosni fjalën kyçe....

“90% e juaja mund të dalë me “njollë në biografi”. Policia e dinte së mësimi bëhej në holl” – Batutat e pedagogëve në komision


Një nga pedagogët që janë pjesë e panelit në seancën dëgjimore që po zhvillohet në Komisionin e Medias, tha se ishte dakord që qeveria të niste procesin e verifikimit të titujve akademikë por tha se duhet të bëhej gati njëkohësisht për kasaphanë pasi më shumë se 90 përqind e deputetëve dhe qeveritarëve mund të dilnin me njollë në biografi duke nënkuptuar plkagjiaturat, një pjesë e të cilave janë publikuar në media.

“Po mo po, jam shumë dakord që të nisë procesi i verifikimit, por bëhuni gati për kasaphanë. Mund të dalë që 90% e deputetëve dhe qeveritarëve të dalë me njollë në biografi.” – tha ai.

Ndërsa pedagogu Mark Marku tha se futja e policisë në universitete një ditë pasi ministri i Brendshëm Lleshaj deklaroi se policia nuk e kishte shkelur ligjin, ishte skandaloze dhe tha se ishte fakt se policia e shkel ligjin kur i do qejfi.

“Çfarë pune ka policia të hyjë dhe të kontrollojë bëhet apo nuk bëhet mësim. Të çosh policë për të trembur studentë e pedagogë është një idiotësi totale. Policët e shkretë kujtuan se mësimi bëhet në holl. Gjithë ngjarja është e dokumentuar dhe në shkelje flagrante të ligjit. Një ditë më parë këtu në komision ishte ministri Lleshaj që gënjente pa pikë turpi dhe një ditë më vonë çoi prapë policët në universitete. Mesazhi që u dha ishte se policia e shkel kur të dojë ligjin. Ne do e denoncojmë ngjarjen në gjykatë.” – tha Marku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *