Vendosni fjalën kyçe....

Sot përcaktohet finalja e EURO2020, Anglia përballet me Danimarkën


Sot do të mësohet edhe finalistja tjetër e “Euro 2020” që do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00.
 
Pas Italisë, sot Anglia do të përballet me Danimarkën.
 
Për “Tre Luanët” nuk do të jetë një sfidë aspak e lehtë, edhe pse llogariten favorit.
 
Derisa po i vjen fundi Kampionatit Evropian, UEFA ka publikuar statistikat e skuadrave, të atyre që kanë shënuar më së shumti në “Euro 2020”.
 
Danimarka, kundërshtari i sotëm i Anglisë, është skuadra e tretë me sulmin më të mirë në Evropian, ka shënuar 11 gola.
 
Më së shumti deri më tani ka shënuar Spanja, 13 gola, e dyta Italia me 12 gola.