Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat se ka qenë ish-sigurims, Bujar Sheshi kallëzim penal në Prokurori


Prokurori Bujar Sheshi i cili ka qenë në qendër të akuzave pas vendosjes së tij si anëtar i KLP-së, ka kallëzuar penalisht Autoritetin e Dosjeve, se ka falsifikuar dokumentet që thonin se ka qenë ish-sigurims.

Ditën e djeshme ka patur përplasje lidhur me prokurorin, i cili i ka mohuar të gjitha akuzat.

“Deklaroj se nuk kam qenë asnjëherë bashkëpunëtor i fshehtë i Sigurimit të Shtetit. Objektivi i këtij sulmi më i ulët se kaq. Synohet të goditet procesi i reformës në drejtësi. Fakti që kanë arritur të manipulojnë deri në institucione shtetërore, me krijon bindjen që pas tij fshihen njerëz te rëndësishëm të politikës. Kjo është një situatë e rëndë dhe tepër e rrezikshme. Do kërkoja ndihmën tuaj për zbardhjen e të vërtetës dhe që janë bërë pjesë e një skenari mafioz. Reagimi jonë duhet të jetë serioz, kjo duhet bërë për të bërë të mundur mbrojtje në institucionit tonë. Këto janë sulme dashakeqëse që vijnë nga klasa politike. Refuzoj kategorikisht çdo akuzë dhe vendimmarrje sipas të cilit unë kam qenë bashkëpunëtor i sigurimit. Drejtësia do merret me këtë çështje dhe do arrijë një konkluzion të qartë. Nuk besoja se do arrinin deri në këtë sajesë.”, është shprehur Sheshi.

Autoriteti i Dosjeve në reagimin për mediat konfirmoi dje se për Bujar Sheshin janë gjetur disa dokumente të tjerë, në arkivën që nuk është pranë këtij institucioni.

Në disa dokumenta rezulton se Sheshi është rekrutuar që në moshë të mitur nga Sigurimi i Shtetit.

Për rastin në fjalë, nga administrimi i dokumentacionit që disponojmë dhe nga verifikimet e kryera në fondet arkivore të cilat përmbajnë dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat ruhen në godina të ndryshme, shumë larg nga zyrat aktuale të AIDSSH, u ndeshëm me ekzistencën e dokumenteve kontradiktore për sa i takon të dhënave për shtetasin Bujar Sheshi, si dhe me faktin e njohjes me dokumentin e tërheqjes në bashkëpunim të shtetasit Bujar Sheshi në moshë të mitur (nën 18 vjeç). Në këtë kontekst, u zhvillua dhe procesi i riverifikimit, përmes Drejtorisë së Gjendjes Civile, të gjeneraliteteve të shtetasit Bujar Sheshi (kontradiktore me të dhënat e shënuara në Formularin e Aplikimit nga vetë z. Sheshi)”, thekson Autoriteti i Dosjeve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *