Vendosni fjalën kyçe....

Taulant Muka shfaq “dobësinë” për deputeten Albana Vokshi


 

Taulant Muka, gjurmuesi i diplomave false, së fundmi ka shprehur dobësinë e tij ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi. Në një status të Vokshit në Facebook për çështjen e studentëve, Muka ka ndërhyrë si komentues dhe pasi ka shprehur vlerësimin për statusin e deputetes, ka postuar në koment dhe një letërkëmbim që Muka ka pasur me universitetin amerikan të Columbias.

Muka kishte kërkuar informacion nëse vërtetë Vokshi ka bërë masterin në Columbia dhe pasi universiteti amerikan i ka konfirmuar se Vokshi ka përfunduar masterin atje, Muka nuk përmbahet dot, ai shpalos me entuziazëm vlerësimin për deputeten.

Mund të themi pa frikë se masteri në SHBA, i ka shërbyer Vokshit jo vetëm për karrierën e saj, por edhe për t’i dhuruar Taulantit disa çaste lumturie./ Hashtag.al

Komenti i Taulant Mukës

Përgjigjja nga Universiteti i Columbias: