Vendosni fjalën kyçe....

Bombat e pa shpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen banorët në Dortmund


Vazhduan edhe sot në Dortmund të Gjermanisë operacionet e evakuimit pasi u zbuluan bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore.

Autoriteti rregullator i qytetit filloi evakuimin e njerëzve nga një pjesë e populluar e qytetit në orët e para të mëngjesit.

Rreth 14 000 personave i është kërkuar të largohen nga shtëpitë e tyre. Qyteti vendosi strehim emergjence në një shkollë.

“Hyrja kryesore në stacionin qendror të trenit është mbyllur”, shkroi në Twitter operatori hekurudhor “Deutsche Bahn”.

Dy nga katër bomba të dyshuara janë konfirmuar të jenë bomba të pashpërthyera nga Lufta e Dytë Botërore. Autoritetet kanë planifikuar t’i çaktivizojnë ato sot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *