Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi për vdekje të moshuarin, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan


Një aksident ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku ka humbur jetën një i moshuar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin Elbasan-Librazh, në afërsi të fshatit Labinot Fushë.

Një automjet i drejtuar nga një 35-vjeçar, ka përplasur të moshuarin 80-vjeçar me inicialet I.K, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Drejtuesi i automjetit, me inicialet  A.D, është arrestuar.

“Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë,  duke drejtuar mjetin me targa AA 474 KN, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin  I. K., 80 vjeç,  banues në Korçë, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale ‘shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor’.”, njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *