Vendosni fjalën kyçe....

Fëmija e parë e 2019-ës, është djalë dhe e quajnë Elis


Sikurse ndodh çdo ditë të parë të vitit, kurioziteti më i madh është se kush është fëmija i parë i vitit të ri.

Fëmija i parë i lindur në Tiranë është djalë dhe lindi në minutën e parë të 2019-ës. Foshnja e parë për vitin 2019 erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 00:01. Prindërit kanë zgjedhur ta pagëzojnë vogëlushin me emrin Elis.

Sipas doktoreshë Anila Xhanit, e cila asistoi në ndërhyrjen cezariane, tha se cdo gjë shkoi siç duhet, dhe  se Elis është i shëndetshëm dhe peshon 3 kg 150 gr.

Elis është fëmija i parë i çiftit Besmir e Emilina Gogu. Djali i fëmijës së parë të vitit zbuloi pse e kishte zgjedhur ta quante Elis të birin si edhe dhe çfarë do të bëjë me paratë që do marrë nga çeku i bebes.

“Është fëmija i parë, nuk e prisnim të lindte në seckondat e para e prisnim të lindte në mëngjes. Elis, pavarësisht se ka kuptimin, bir i Zotit, unë do ta thërras Lisi sepse dua të rritet i gjatë dhe i fortë si një lis. Jemi në dijeni për bonusin e bebes, me paratë do të blejmë karrocë ose krevat, janë gjërat e para që i duhet”, tha Besmir Gogu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *