Vendosni fjalën kyçe....

2019-ta nis me krisje armësh në Fier, plagoset 30-vjeçari


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit në orët e para të 1 janarit. Sipas policisë një person ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri.

Në ditën e parë të vitit, 30-vjeçari me inicialet J.S, ka marrë plagë në këmbë e dorë. Ngjarja besohet se ka ndodhur rreth orës, 05:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen ‘Apollonia’ të Fierit.

I riu sipas policisë, është paraqitur në gjendje të dehur në spital me plagë në këmbë dhe në dorë, nuk ka treguar asgjë rreth asaj që ka ndodhur.

Paraprakisht dyshohet se plagosja mund të ketë ndodhur pas një feste në një nga lokalet në qendër të qytetit, pranë të cilit ka ndodhur dhe ngjarja. Mirëpo ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *