Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndahet në gjithë Kosovën peticioni për bashkimin e Mitrovicës


Një ditë më parë në Mitrovicë ka filluar nënshkrimi i peticionit për bashkimin e këtij qyteti. Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ishte i pari që ka nënshkruar peticionin për ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave me qëllim bashkimin e qytetit të Mitrovicës, u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të Kosovës ta nënshkruajnë peticionin.

Por sipas “Zërit”, kryetari paralel i Mitrovicës së Veriut ka thënë se peticioni është i gjykuar të dështojë.

Ky peicion ka ardhur pasi Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal ka refuzuar kërkesën e kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe vendimin e Kuvendit të Mitrovicës për ndryshimin e Ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave, me qëllim bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Gazeta “Zëri” në Kosovë shkruan se i pari që ka nënshkruar peticionin ishte Agim Bahtiri e pas tij edhe zyrtarët tjerë komunalë.

 “Kërkoj nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të dalim faqebardhë me këtë peticion e t’i drejtohemi në mënyrë legjitime Kuvendit të Kosovës. Nuk do të ketë parti politike, por do të jemi ne për të gjithë. Peticioni ka nisur sot, e hënë, dhe nëse dikush do të ketë hamendje që nuk do të realizohet, gabon, sepse do të realizohet. I lus qytetarët e Mitrovicës që t’i dalin zot vendit të vet dhe në ditën e sotme t’i përgjigjen vullnetarisht dhe masovisht iniciativës sime”, ka thënë Bahtiri.

Ai ka shtuar se peticioni ka shtrirje, do të nënshkruhet në gjithë Kosovën, ndërsa ka precizuar se në Mitrovicë janë vendosur pesë pika ku mund të nënshkruhet peticioni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *