Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi nga Kuvendi i PD-së: Buxheti për arsimin ka pësuar rënie me 28% krahasuar me 2013


Deputetja Albana Vokshi ia kushtuar të gjithë fjalimin e saj në Kuvendin Kombëtar të PD-së, arsimit, rinisë dhe studentëve.

Vokshi theksoi se “Dua të them pa u kompleksuar nga askush: Unë jam me studentët! Unë sot jam studente! Të gjithë ne në këtë sallë jemi me studentët!”.

“Si nënë e dy vajzave të mia të vogla, ju falenderoj që po u tregoni shqiptarëve se nuk pritet lëmoshë për të drejta themelore, por luftohet pa kompromis për to. Faleminderit për rikthimin e asaj çka kishte humbur prej vitesh në Shqipëri: shpresës! Ju jeni vetë shpresa!”- u shpreh Vokshi nga foltorja e Kuvendit të PD.

Vokshi, kryetare e Komisionit të Arsimit, tha se PD i konsideron legjitime 8 kërkesat e studentëve, por vuri në dukje se thelbi dhe burimi i të keqes në arsim është ligji i Arsimit të Lartë, të cilin PD do të shfuqizojë. Vokshi tha se për qeverinë e Edi Ramës arsimi nuk ka qene kurrë prioritet dhe se në 5 vjet buxheti për arsimin ka pësuar uljen më të madhe në këto 30 vjet, 28 % rënie, krahasuar me vitin 2013. Vokshi tha se nuk është rastësi që 133 mijë nxënës dhe studentë kanë braktisur shkollën dhe brenda një viti u mbyllën 228 shkolla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *