Vendosni fjalën kyçe....

Në vend të pensionit i hedhin 140 milionë lekë në bankë, e moshura nga Lushnja: Nuk i dua


Një histori interesante vjen nga Çerma e Lushnjës me protagoniste Hume Dashin, një grua që ka mbetur pa gojë kur ka shkuar në bankë të terheqë pensionin. Gruaja teksa ka shkuar për të marrë pensionin në vend të  143 mijë lekë të vjetra, i kane hedhur 143 milionë lekë. Historia është publikuar në “Fiks Fare”.

“Une i hoqa nga fshati ku i merrja leket e pensionit dhe i cova ne banke, atje pyes me ka ardhur apo jo pensioni? Ajo me thote, po ka ardhur. Me pyet sa vite ke pa e marre, sa merr? Me tha te ka ardhur nje shume e madhe sa te besh nje pallat. Ajo tha bëhet fjalë me miliona. Do të jenë a 134 milionë, unë marr 143 mijë leke dhe janë miliona. Nuk e di si ka ndodhur, unë marr 134 mijë të vjetra.

Po ai më thotë firmos. Nuk dua asisoj t’i marr ashtu. Nuk i du fare, fare, unë desha vetëm pensionin që më takon. Pse të rri për tre muaj. Unë jam me veshka, stomak”- tha ajo. 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *