Vendosni fjalën kyçe....

Gjimnazistët i përgjigjen thirrjes së studentëve, u bashkohen sot në protestë (VIDEO)


Gjimnazistët i janë bashkuar sot protestës së studentëve. Në kryeqytet, nxënësit e shkollave “Petro Nini Luarasi” dhe “Sami Frashëri” dhe “Qemal Stafa”, kanë bojkotuar sot mësimin.

Studentët i kishin ftuar prej ditësh në fakt, nën thirrjen “Sot ne, nesër ju”, duke i paralajmëruar maturantët se tarifat e larta më vonë do të peshonin mbi ta.

Maturantët e “Petro Nini Luarasit” kanë shkuar te fakulteti i Drejtësisë, pasi mendohet se u është bërë presion në shkolla që të mos protestojnë. Ata të “Qemal Stafës” sakaq janë nisur për t’ju bashkuar studentëve në bllokimin e rrugës.

Sot pritet të zhvillohet protesta më e fuqishme deri më tani e studentëve, të cilët kanë paralajmëruar të bllokojnë pikat kyçe të Tiranës, përreth një orë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *