Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bregut të Lumit bllokojnë rrugën, thirrje Ramës e Veliajt: Na dëmshpërbleni


Banorët e Bregut të Lumit kanë dalë edhe sot në rrugë duke vijuar protestën e tyre kundër prishjes së banesave.

Sot është dita e pestë e protestës së përditshme të tyre ndërkohë që ata protestojnë bashkë me banorët e Unazës së Re prej më shumë se dy javësh.

Banorët kërkojnë dëmshpërblim për banesat që prishen për shkak të zgjatimit të Bulevardit të Ri, siç ka ndodhur me banorët e dy segmenteve të para, të cilët janë dëmshpërblyer plotësisht për prishjen e banesave.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetët e Partisë Demokratike të cilët i bëjnë thirrje Ramës e Veliajt që të zbatojnë ligjin dhe të vijojnë me dëmshpërblimet siç ka ndodhur me banorët e dy segmenteve të para të Bulevardit të Ri.

“Shtëpitë tona i kemi ndërtuar me djersë. Kemi punuar me ndershmëri dhe nuk i lëshojmë banesat tona pa luftë. Askush s’ka të drejtë të tallet me djersën tonë e të na hedhë fëmijët në rrugë.” – thërrasin ata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *