Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me armë në spitalin në Çikago, vriten një mjeke, një polic dhe një farmaciste


Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një spital në Çikago të SHBA-së. Një oficer policie, një mjek, një farmacist dhe vetë sulmuesi, kanë humbur jetën nga këto të shtëna.

Mediat lokale shkruajnë se sulmi ndodhi në një spital të South Side, të hënën pasdite.

Oficeri i policisë Samuel Jimenez, i cili prej më pak se dy vjetësh është bashkuar me uniformat blu, u qëllua pasi u shkoi në ndihmë oficerëve të tjerë të cilët ishin thirrur në Spitalin dhe Qendrën Mjekësore në Mercy rreth orës 3:20.

 Jimenez, 28 vjeç, ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë të vegjël. Ai është oficeri i dytë i policisë së Çikagos që ka mbetur i vrarë në krye të detyrës këtë vit.

Policët ishin thirrur në spital, pasi një person i armatosur u përball me të dashurën e tij dhe mjeken e dhomës së urgjencës Tamara O’Neal që ndodhej aty, për shkak se fejesa mes tyre kishte marrë fund.

Kur Jimenez dhe partneri i tij arritën në vendin e ngjarjes, agresori kishte qëlluar në mënyrë të përsëritur drejt mjekes O’Neal.

Njeriu i armatosur, më pas qëlloi me armë zjarri drejt Jimenez dhe oficerëve të tjerë. Jimenez u qëllua në hollin e spitalit ndërsa sulmuesi vazhdonte të qëllonte.

Dayna Less, 25 vjeç, farmaciste, u godit kur po largohej me ashensor. I dyshuari u gjet brenda në spital, me sa duket me një plagë në kokë. Sipas policisë është ende e paqartë se si është qëlluar.

Oficeri i policisë, Samuel Jimenez

Dr. Tamara O’Neal