Vendosni fjalën kyçe....

Kapen rreth 4 kilogramë kokainë në Kakavijë, fieraku i kishte fshehur në baterinë e makinës (VIDEO)


Rreth 4 kilogramë kokainë janë gjetur mëngjesin e sotëm në pikën kufitare në Kakavijë.

Në orët e para të mëngjesit, policia bëri një kontroll të detajuar në makinën “Mercedes Benz” të 47-vjeçarit nga Fieri, Selim Lazaj, brenda të cilës u gjetën të fshehura dy pako me drogë.

Si pasojë, u arrestua drejtuesi i automjetit, Selim Lazaj.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafiqeve te paligjshme në fushën e krimeve ndërkufitare, nga ana e punonjësve të Policisë Kufitare  Kakavije, u përzgjodh për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti i markës ‘Mercedes Benz’, me targa AA216TF, me drejtues shtetasin  Selim Lazaj, vjeç 46, banues në Patos, Fier.

 Gjatë kontrollit të detajuar në bashkëpunim me shërbimet doganore, duke përdorur edhe skanerin, u konstatua se në baterinë e automjetit, gjendeshin të fshehura dy pako të mbështjella me natriban të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Kokainë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër.

Nga peshimi i pakove rezultoi se brenda tyre kishte një sasi prej 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët për Hetimin  Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. Neni 283/a i Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *