Vendosni fjalën kyçe....

Endri Fuga sy e vesh te Berisha, “me vrap” mbron shefin e tij (VIDEO)


Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video sot ku shfaqet kryeministri Edi Rama me disa klerikë ortodoksë. Berisha deklaroi se Rama e fsheh këtë ceremoni dhe se të gjitha rrugët e çojnë në Athinë.

“Pse e fsheh Edvin Kristaq Rama, Zografi bis këtë ceremoni??? Të gjitha rrugët e çojnë në Athinë. Shikoni videon e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha. 

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i këshilltarit të kryeministrit Edi Rama Endri Fugës. Ky i fundit nuk ka nguruar të mbrojë shefin e tij. Në një postim në Twitter, Fuga e quan shpifje dhe thotë se videoja është bërë gjatë vizitës së Ramës në Izrael. Mesa duket  Fuga kla filluar të reagojë menjëherë në rrjetet sociale për akuzat ndaj shefit të tij. Madje dhe “me vrap”, edhe disa herë në ditë po të jetë e nevojshme. 

Reagimi  i Fugës 
Në përgjigje të shpifjes se radhës së Saliut, ndaj një ceremonie gjatë vizitës zyrtare të KM Rama në Izrael.
Sali Berisha na rikujtoi sot, në prag të vizitës zyrtare të Kryeministri Netanyahu në Tiranë, një moment të veçantë të vizitës sonë zyrtare në Shtetin e Izraelit, në dhjetor 2015, gjatë së cilës, siç e duan doket e mira e të përbotshme protokollare, por edhe veçoria e një vendi si Shqipëria të dalluar për bashkëvëllazërinë fetare, delegacioni ynë vizitoi vendet e shenjta në Jerusalem dhe i bëri respektet krerëve të komuniteteve fetare, më i moçmi ndër të cilët është ai ortodoks, nën udhëheqjen e Patriarkut të Jerusalemit, Fortlumturisë së Tij, Teofili III. Me këtë rast, siç ndodh me të gjithë krerët e shteteve apo qeverive në vizitë protokollare në Patriarkatin e Jeruzalemit, Fortlumturia e Tij i akordoi Kryeministrit, gradën më të lartë të Urdhrit patriarkal të Varrit të Shenjtë të Jerusalemit atë të kordonit të madh. Kjo ceremoni është pasqyruar gjerësisht në media.
Atë ditë, Saliu ka qenë më afër gjeografikisht me Athinën se sa ne, ndërkohë që distanca e tij me të vërtetën thellohet përditë si shprehja kuptimplotë e një dëshpërimi të marrë në qenien e një dhespoti të stërplakur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *