Vendosni fjalën kyçe....

Përgjimet e Avdylajve, Lubonja: Të gjendet kush është “Xhuxhi”, punonjësi i administratës


Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar së fundmi dosjen e përgjimeve të operacioneve ‘Vol-Vo 4’. Ai është shprehur se prokuroria duhet të gjejë se kush është ‘xhuxhi’ që përmendet në këtë dosje.

“Në gjithë këtë zallamahi siç thotë populli, këtu nuk ka asnjë entuziazëm. Mendoj se mjafton që t’i bëjë vetes dhe juve një pyetje për të kuptuar nëse kemi të bëjmë këtu me një dëshirë për të çmontuar krimin me politikën. Dosja e fundit e tregoi qartë lidhjen e krimit me politikën. Do ta mbuloj prokuroria apo do t’i shkojë deri në fund?! Mesa pash unë aty tek përgjimet na përdoret një pseudonim ‘Xhuxhi’ që qenka një punonjës administratë. Disa thonë se qenka Vangjush Dako, që për mua s’ka rëndësi. Ai bënte pazare për punë.

Ky hetim qenka për gati dy vjet. Ore cili është ‘xhuxhi’? Ta kapin ‘Xhuxhin’. Kusho qoftë ky, Dako apo kushdo tjetër, detyrë e prokurorisë është që ta kapin. Ne se dimë se kush është ‘Xhuxhi’, ne duam ta kapin. Një ‘Xhuxhi’ qenka në një zyrë, dhe deri tani nuk bëjnë asgjë”, tha Lubonja për “News 24”. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *