Vendosni fjalën kyçe....

Arben Ahmetaj: Pas datës 31 dhjetor, asnjë subjekt s’mund të hapë kazino


Mblidhet Komisioni i Ekonomisë për të diskutuar mbi ligjin për “Lojërat e Fatit”.

Në këtë mbledhje, ministri i financave Arben Ahmetaj deklaroi se nuk ka kthim prapa për këtë dhe se 31 dhjetori është afati i fundit i bizneseve të lojërave të fatit.

“Në të njëjtën kohë duhet të sqaroj opinionin politik. Pas datës 31 dhjetor asnjë subjekt nuk mund të vendos kazino apo lojëra. Lotaria Kombëtare ka një pretendim se i lejohet të vendoste lart e poshtë lojëra, por nuk ka të drejtën, zero!.

Jam i bindur se kemi qytetarët me vete. Më duhet të them se industria do të krijojë një diferencë në të ardhurat, por për ne nuk ka pikë rëndësie . Ne po e sfidojmë administratën tatimore, t’i mbledhin në terren. Kjo është një sfidë për të mbajtur një trajektore të ekonomisë. Kjo qeveri sot konsolidon qëndrimin sa i përket lojërave të fatit”, deklaroi Ahmetaj.

Sipas ministrit të Ekonomisë, me ligjin e ri do të mbyllen lojërat e fatit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *