Vendosni fjalën kyçe....

Ahmetaj: Fushata trajnimi për 7900 të papunët nga mbyllja e basteve, ekonomia po zgjerohet


7900 të papunët pas miratimit të ligjit të basteve do sistemohen në punë të tjera me zgjerimin e ekomonisë, ka thënë ministri i Ekonomisëe Ahmetaj.

Teksa fliste në Komisionin e Ekonomisë për miratimin e  ligjit që mbyll të gjitha pikat e basteve në vend, ai u pyet nga deputetja socialiste Evis Kushi nëse Ministria kishte një plan për njerëzit që do humbin vendet e punës, Ahmetaj iu përgjigj duke thënë se do ketë fushata trajnimi për ata që mbeten pa punë.

“Mbyllen 7900 vende pune me mbylljen e lojërave të fatit. Pra kemi një plan për këta njerëz. A ka një plan të strukturuar për këta njerëz apo ata do shkojnë thjesht tek zyra e punës.” – tha Kushi.

Ndërsa ministri iu përgjigj duke thënë se qeveria po bënte zgjerim ekonomik në disa sektorë dhe personat që do humbin vendin e punës do gjejnë punë të tjera.

“Nga 40 kompani bastesh që ishin, sot janë vetëm 20 të cilat paguajnë më shumë. Disa kompani po bëjnë reklamë kundër ligjit. Do ketë dy fushata trajnimi për ata që mbeten pa punë. Ka shumë programe punësimi dhe sociale, por një pjesë e mirë e të punësuarve në këtë sektor do gjejnë punë me zgjerimin e ekonomisë. Po bëhet zgjerim ekonomik në disa sektorë.” – tha Ahmetaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *