Vendosni fjalën kyçe....

Tri herët kur politikanët kanë pasur frikë qytetarët (VIDEO)


 

Erion Veliaj, Edi Rama dhe Lindita Nikolla nuk iu kanë shpëtuar dot gjuajtjeve me vezë dhe salcë të kuqe. Studentë dhe aktivistë në shenjë proteste kanë goditur Veliajn dhe Ramën me vezë vitet e fundit. Ndërsa Nikollën me salcë të kuqe, të cilën ia kanë hedhur në kokë.

Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u qëllua me vezë para disa muajsh, teksa po futej në hotel ‘Plaza’ ku do të zhvillohej dëgjesa publike për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Të rinjtë e FRPD-së i iu afruan Veliajt dhe e goditën me vezë, ndërsa kryebashkiaku u përkul për t’u shmangur. Më pas  ndërhynë shoqëruesit e Veliajt që u përplasën me të rinjtë.

“Ja lali Eri me krimin e vet. Oligarkë, Plehra. Barbarë. Dil këtu trimi i fortë.”,  ishin thirrjet që të rinjtë iu drejtuan Veliajt. Por ajo që u vu re është se Veliaj mundi t’ju shmangej vezëve.

Lindita Nikolla

Në Nëntor të 2016 aktivistja e Lëvizjes “Për Universitetin”, Mirela Ruko, nuk hezitoi, por i derdhi një shishe me salcë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikollës. Sipas studentes kjo ishte shenjë e protestës në lidhje politikat që Nikolla po ndiqte për univeristetin.

Në 2017 kryeministrit Edi Rama u godit me vezë në Universitetin e Shkencave Sociale, teksa ky i fundit ishte në një takim me pedagogët. Pas “sulmit”, policia arrestoi 8 studentët që qëlluan me vezë. Ata protestonin në kuadër të “Lëvizjes së Universtietit” për rritjen e tarifave të studimit.

Ditën e sotme aktivistët kanë kundërshtuar sërish kryeministri Rama në lidhje me tarifat e studimit. “Boll i zhvatët studentët’, ishte thirrja e studenteve. Më pas truprojët e Ramës u afruan tek vajzat dhe i morën me forcë për t’i nxjerrë jashtë sallës së mbledhjes./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *