Vendosni fjalën kyçe....

Hahn: 5 shtetet e BE-së që do të njohin Kosovën pasi të ketë një marrëveshje me Serbinë


Komisioneri Europian për Zgjerim, Johannes Hahn ka deklaruar për “El Pais” se Kosova do të njihet nga 5 shtete të tjera kur të ketë  një marrëveshje me Serbinë. 

“Pozicioni i përbashkët në BE është se kur flasim për Ballkanin, ne ose eksportojmë stabilitet ose nuk importojmë paqëndrueshmëri. Përvoja na tregon se paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti në Ballkan mund të arrihen vetëm nga një perspektivë evropiane.
Ne publikuam strategjinë tonë për Ballkanin shkurtin e kaluar dhe nga konkluzionet kryesore të tij është se ne do të pranojmë vetëm shtete e reja anëtare nëse ato kanë zgjidhur të gjitha konfliktet dypalëshe me fqinjët e tyre.
Ne duhet ta lehtësojmë dialogun midis dy vendeve. Unë shpresoj se pas kësaj ne jemi në një situatë ku ata nuk e njohin sovranitetin e Kosovës (Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro), pra që të studiojnë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, dhe të ndërmarrin vendimet e tyre”,  është shprehur Hahn.
Burimi: El Pais 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *