Vendosni fjalën kyçe....

3 të vrarë në Mat, reagon Basha: Dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit


Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar për ngjajrjen e rëndë të ndodhur në Mat ditën e sotme ku mbetën të vrarë tre punonjës të Bashkisë.

Basha e ka quajtur dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit dhe e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guzimit të banditëve të veshur me pushtet.

Basha ndër të tjera ka ngushëlluar familjarët dhe ka uruar shërim të shpejtë për të plagosurit.

Postimi i plotë:

Një ngjarje e tmerrshme ka goditur sot Matin dhe ka trazuar shpirtin e çdo shqiptari. Tre punonjës të bashkisë që po punonin për ndërtimin e një rruge janë vrarë barbarisht me bukë në gojë në fshatin Shëlli. 
Në këto momente të vështira jam pranë familjeve të Mentor Hoxhës, Hamit Buçit dhe Erzen Alijës dhe lus Zotin që tua lehtësoj sado pak dhimbjen
Po ashtu i uroj shërim të shpejtë të plagosurit Astrit Hani.

Ngjarja e sotme është një tjetër dëshmi e përgjakshme e degradimit total të shtetit, e pasigurisë që mbretëron ngado dhe e guximit të banditëve të veshur me pushtet për të kryer një masakër të tillë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *