Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës, duke mbajtur flamuj kombëtarë, pankarta dhe duke brohoritur slogane kundër qeverisë.
Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa përsëritën vazhdimisht thirrjen: “Rama, jep dorëheqjen!”
Në përfundim të marshimit, organizatorët u bënë thirrje qytetarëve të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim, duke ftuar pjesëmarrje më të madhe në protestën e radhës.
“Nesër do të jemi edhe më shumë”, u shprehën ata, duke theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.
