
Dhjetëra banorë të Rrjollit janë mbledhur në protestë pas ringritjes së gardhit prej hekuri në zonën që pretendohet prej tyre dhe prej kompanisë Gener 2 që planifikon të ndërtojë aty komplekse turistike.
Në zonë ndodhen edhe dhjetëra efektivë policie. Protestat në Rrjoll vijojnë prej muajsh.
Para pak javësh, banorët shkulën një tjetër gardh metalik, i cili është i ngritur.
