
Deputetja e PS Elisa Spiropali e pyetur nga gazetaret nëse do të largohej nga partia si Marjana Koçeku, pas pakënaqësive që ka shprehur për drejtimin e kryeministrit Edi Rama, Spiropali tha se vendi i saj është në PS dhe ato që i kanë bërë dëm partisë, të shkojnë aty ku e kanë vendin.
“Jemi duke punuar. E rëndësishme është ajo që do të bëjmë për Shqipërinë. Unë jam në PS, kam qenë në PS dhe do të jem gjithmonë në PS.
Në PS duhet të jetë të gjithë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, e knë bërë historikisht, e kanë bërë sot. Ato që i kanë sjellë dëme PS le të shkojnë aty ku e kanë vendin”, tha Spiropali.