Pesë pjesëtarë të Forcave Ajrore të Indisë kanë humbur jetën pasi një avion transportues An-32 është rrëzuar në shtetin verilindor indian Assam, thanë autoritetet të shtunën, transmeton Anadolu.
Sipas Forcave Ajrore të Indisë, “avioni u përfshi në një aksident” gjatë një fluturimi rutinë në rajonin Jorhat të Assamit.
“Menaxhimi i vendit të rrëzimit dhe hetimet fillestare janë duke u zhvilluar në këtë moment”, thuhet në një postim në platformën sociale amerikane X.
Forcat ajrore thanë se është ngritur një komision hetimor për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
