
Presidenti amerikan Trump ka anuluar sulmet e paralajmëruara ndaj Iranit mbrëmjen e sotme.
Në një njoftim në Truth Social, shefi i Shtëpisë së Bardhë shkruan se diskutimet me krerët e Iranit janë përmbyllur me sukses nga të gjitha palët e përfshira.
Ndërkohë Trump shton se bllokada detare do mbetet në fuqi deri në nënshkrimin e marrëveshjes.
“Bazuar në faktin se diskutimet me Republikën Islamike të Iranit janë sjellë në nivelin më të lartë të udhëheqjes iraniane dhe janë miratuar, unë, si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam anuluar sulmet dhe bombardimet e planifikuara kundër Iranit këtë mbrëmje. Diskutimet dhe pikat përfundimtare janë miratuar, si në koncept ashtu edhe në hollësi, nga të gjitha palët e përfshira, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin, Turqinë, Pakistanin, Bahreinin, Kuvajtin, Jordaninë, Egjiptin dhe të tjerë. Bllokada detare do mbetet në fuqi dhe efekt të plotë derisa të finalizohet ky transaksion – Ora dhe vendi i nënshkrimit do njoftohen së shpejti.”
