
Mijëra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama. Ata kanë lëshuar akuza edhe në drejtim të kreut të opozitës Berisha duke kërkuar arrestimin e tij. Qytetarët kanë lëshuar akuza ndaj qeverisë lidhur me projektin e Zvërnecit.
Ndërkohë qytetarët kanë rrethuar Ministrinë e Brendshme me tela me gjemba në formë simbolike për telat me gjemba në rrethimin e Zvërnecit që u hoqën një ditë pas përplasjes së ashpër me rojet private të kompanisë së sigurisë.
“Rama në burg, Berisha në burg”, ishin disa nga thirrjet e qytetarëve të mbedhur.



Protestuesit, të organizuar nga shoqëria civile dhe ambientalistë, fillimisht kanë rrethuar Ministrinë e Brendshme me tel me gjemba, duke shprehur indinjatën e tyre pas incidentit të fundit në Zvërnec, ku një protestues u dhunua nga rojet e një kompanie sigurie private, i cili më pas u arrestua.
Më pas ata marshuan drejt Kryeministrisë, ku dhe kërkuan një zëri duke brohoritur dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Qytetarët mbanin në duar pankarta ku shkruhet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin” apo edhe slogane të drejtpërdrejta politike si ““Rama në burg, Berisha në burg”; “Ik në katund”.

