
Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti mes dy personave në Korçë. Sipas të dhënave paraprake, ai ka marrë një plagë të lehtë në bark dhe dëmtime të tjera nga goditjet me grushte, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se sherri ka nisur për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.