Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon Kuvendi Kombëtar i PD,  kutitë e votimit nisen drejt selisë blu


Ka përfunduar votimi në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku delegatët kanë shprehur vullnetin e tyre pas diskutimeve dhe fjalimeve të mbajtura nga drejtuesit dhe përfaqësuesit e partisë.

Pas mbylljes së procesit, kutitë e votimit janë vulosur dhe po dërgohen në selinë qendrore të PD-së. Numërimi i votave pritet të nisë së shpejti, ndërsa rezultatet zyrtare do të shpallen pas përfundimit të procesit.