Një aksident rrugor është regjistruar në afërsi të Maliqit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas burimeve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
