
Një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter ka shkaktuar panik mëngjesin e së premtes në rajonin e Lasithit, në ishullin e Kretës.
Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte relativisht i cekët, çka bëri që lëkundjet të ndiheshin fuqishëm jo vetëm në zonën përreth, por edhe në vende të tjera si Turqi, Libi dhe Egjipt.
Paralelisht me goditjen kryesore, janë regjistruar rreth 112 lëkundje të tjera sizmike në të gjithë Kretë, si dhe në ishullin e Santorinit, duke rritur shqetësimin tek banorët.
Epiqendra e tërmetit u lokalizua në zonën detare, rreth 14 kilometra në jugperëndim të Goudouras, në rajonin e Lasithit.