
Një restorant në Parkun Kombëtar të Qafë-Shtamës është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të marte, duke pësuar dëme të mëdha materiale.
Zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën, i favorizuar nga era e fortë dhe struktura kryesisht prej druri e objektit. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, flakët kanë shkrumbuar një pjesë të konsiderueshme të restorantit.
Biznesi ndodhej pranë burimit të njohur Burimi “Nëna Mbretëreshë” dhe është në pronësi të shtetasit Bukurosh Balliu.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende në hetim. Paraprakisht dyshohet se flakët mund të jenë shkaktuar nga një defekt elektrik ose nga një shkarkesë rrufeje.