Vendosni fjalën kyçe....

Vriten 8 fëmijë në SHBA, policia ekzekuton autorin e dyshuar, disa nga viktimat ishin fëmijët e tij


Një burrë në Louisiana vrau tetë fëmijë të dielën në një ngjarje që autoritetet e përshkruan si incident familjar, dhe më pas u vra nga policia pasi u arratis me një automjet të grabitur, thanë zyrtarët.

Dy gra të rritura mbetën të plagosura rëndë dhe një adoleshent u lëndua në dhunën që ndodhi në dy shtëpi në orët e para të mëngjesit, sipas policisë.

Fëmijët e vrarë ishin nga rreth 1 deri në 14 vjeç, sipas policisë.

Policia e Shreveport reagoi pak pas orës 06:00 të mëngjesit, pas raportimeve për një konflikt familjar në zonën e West 79th Street. Zëdhënësi i policisë, Christopher Bordelon, e përshkroi vendngjarjen si “të gjerë dhe komplekse”.

Sipas hetimeve paraprake, autori fillimisht qëlloi një grua në Harrison Street dhe më pas shkoi në një shtëpi tjetër në Ëest 79th Street, ku vrau të gjithë fëmijët.

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes dhe grabiti një automjet nën kërcënimin e armës pranë kryqëzimit të Linëood Avenue me West 79th Street. Policia e ndoqi dhe e qëlloi për vdekje në Bossier Parish.

“Oficerët u detyruan të përdorin armët e tyre për të neutralizuar të dyshuarin,” thuhet në deklaratën e policisë.

Policia tha se disa nga fëmijët ishin pasardhës të autorit.

Motivi mbetet nën hetim, por rasti konsiderohet si një konflikt familjar, shkruan NBC.