Vendosni fjalën kyçe....

“Berisha i konsumuar politikisht e non grata, s’mund të fitojë” – Salianji


Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji po zhvillon një takim me demokratët e Kukësit.

Gjatë fjalës së tij ai tha se një nga arsyet e humbjes së zgjedhjeve është mospërfaqësimi i drejtë i demokratëve.

Ai tha se ka bërë hapin e duhur që është shkëputur nga kreu i PD-së Berisha, 82-vjeç, i konsumuar politikisht dhe i shpallur non grata, që nuk mund të fitojë zgjedhje.

“Ne e dimë të nderuar miq dhe nuk e ndryshojmë dot kundërshtarin politik, kundërshtari i PD-së dhe i Shqipërisë është Edi Rama dhe duhet ta mundim, nuk duhet të themi gjithmonë që Edi Rama na rrahu, duhet të stërvitemi dhe ta rrahim dhe ta mundim Edi Ramën. Jam krenar që në çdo sallë mbështetem nga njerëz si ju. Më të vërtetët e demokratëve janë në këtë sallë sepse e njohin shqetësimin dhe instinktin e demokratëve për të fituar, disa thonë ku i keni figurat, figurat janë këta që i votojnë demokratët. Arsyeja kryesore është humbja e PD në zgjedhje, arsyeja tjetër mos përfaqësimi i drejtë i demokratëve. Ata që janë drejtues dhe fare lidershipi i PD flasim nëpër tavolina siç flasim në këtë publik, në këmbim kemi marrë mashtrime, rrugëtime dhe shpifje. Kam bërë gjënë e duhur që po ndahemi nga një politikë 36-vjeçare e baltës, e përbuzjes, e shpifjes, e kundërshtarit politik brenda partisë. Edhe unë pavarësisht se kam fituar në zonat që më janë ngarkuar, kam një barrë përgjegjësie që duhet të kisha folur më parë. Tani PD është një dyshez2 që nuk po ndalet, po shkon drejt një gremine që në zgjedhjet e ardhshme. Thonë që Sali Berisha nuk vjen dot në pushtet, por kanë as minimumin e përgjegjësisë. Sali Berisha 82-vjeç, konsumim politik, non grata, nuk mund ta çojë PD drejt fitores, prandaj ne kërkojmë garë, rregulla dhe zgjidhje.” – tha Salianji.