
Sot zhvillohet seanca e radhës në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në GJKKO.
Veliaj ndodhet në paraburgim që prej shkurtit të vitit të kaluar. Seanca e fundit u mbajt më 3 prill, kur trupa gjykuese i dha dy javë kohë mbrojtjes për t’u njohur me dosjen hetimore.
Ndërkohë, në ambientet e gjykatës kanë mbërritur edhe përfaqësuesit ligjorë, si dhe të pandehurit e tjerë në këtë çështje. Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe paraqitjen e qëndrimeve nga palët në proces.