Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë rrëzon sërish rekursin e Ilir Metës


Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish rekursin e ish presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024.

Meta është rrëzuar edhe më herët nga të tre shkallët e gjyqësorit për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ai argumenton se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për ta mbajtur në paraburgim dhe se masa ‘arrest me burg’ është e pajustifikuar dhe jo-proporcionale në raport me rrethanat e çështjes.

Ai gjithashtu i është drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese për masën e sigurisë.

Kujtojmë që ish presidenti është dërguar për gjykim për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë për tre çështje, CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror.