
Sot në orën 09:30 pritet të nisë seanca e parë gjyqësore në themel për dosjen ndaj kryebashkiakut të Tirana, Erion Veliaj.
Trupa gjykuese do të kryesohet nga gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa anëtare do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi kalimin për gjykim të dosjes ku, përveç Veliajt, të pandehur janë edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 28 persona dhe kompani të tjera të përfshira në të njëjtën çështje.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.