Vendosni fjalën kyçe....

Foli më shumë se 2 minuta, përjashtohet me 20 ditë nga Kuvendi Agron Shehaj



Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 20 ditë nga aktivitetet parlamentare të kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Kërkesa për masën disiplinore është paraqitur nga Partia Socialiste e Shqipërisë, e cila ka argumentuar se Shehaj ka vijuar të mbajë të bllokuar foltoren edhe pasi i kishte përfunduar koha e caktuar për fjalën.

“Pas mbarimit të afatit 2-minutësh, deputeti Agron Shehaj nuk u largua nga foltorja, duke e penguar zhvillimin normal të seancës dhe duke vepruar në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit”, thuhet në shkresën e PS-së.