Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 54-vjeçari për kontrabandë medikamentesh dhe veshjesh në Kapshticë



Policia Kufitare në Kapshticë goditi një tjetër rast të kontrabandës, duke arrestuar në flagrancë një 54-vjeçar, banues në Korçë, i cili akuzohet për kontrabandë medikamentesh dhe një sasi veshjesh pa dokumentacionin përkatës.

Kontrollet u kryen nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në vijën e dytë të kalimit kufitar. Gjatë kontrollit të automjetit të drejtuar nga shtetasi A. I., u gjetën medikamente të ndryshme mjekësore dhe veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia. Të gjitha këto, bashkë me automjetin, u sekuestruan si provë materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasi A. I. akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.