Vendosni fjalën kyçe....

Paramount rrit ofertën për Warner Bros, sfidon marrëveshjen e Netflix



Paramount Skydance
ka dorëzuar një ofertë të përmirësuar për Warner Bros Discovery, sipas një burimi të Reuters, duke përshkallëzuar garën për pronësinë e serive të njohura si “Harry Potter” dhe “Game of Thrones” dhe duke sfiduar marrëveshjen e Netflix me studion, përcjell Reuters.

Oferta e re e Paramount Skydance synon të adresojë shqetësimet e Warner Bros mbi sigurinë e financimit, ndërsa oferta fillestare ishte 108.4 miliardë dollarë, ose 30 dollarë për aksion. Netflix, që ka ofruar 27.75 dollarë për aksion, mund të përmirësojë ofertën e saj për të mbajtur përparësinë, ndërsa oferta rival e Paramount mbështetet nga miliarderi Larry Ellison.

Warner Bros Discovery kishte kërkuar që oferta e Paramount të përfshinte pagesën e 2.8 miliardë dollarëve tarifë për anulim dhe një “ticking fee” prej 25 centësh për aksion çdo tremujor për të kompensuar aksionerët për çdo vonesë. Megjithatë, bordi i Warner Bros ka vlerësuar se oferta e 10 shkurtit ende nuk është e mjaftueshme dhe ka dhënë një afat shtatë-ditor për një ofertë të rishikuar.

Një marrëveshje me Netflix do ta bënte kompaninë më të madhe globale të streaming-ut me afro 500 milionë abonentë, por do të përballej me shqyrtim të rreptë nga autoritetet rregullatore në SHBA dhe Evropë për të vlerësuar ndikimin në konkurrencë dhe konsumatorë.

Paramount Skydance pretendon se ka një rrugë më të qartë drejt miratimit rregullator dhe, në rast të suksesit, do të krijonte një studio më të madhe se Disney dhe do t’i jepte Ellisons kontrollin mbi CNN, pas blerjes së CBS News.

Nga ana tjetër, Netflix argumenton se bashkimi me HBO Max do të ishte më i dobishëm për konsumatorët dhe për industrinë, duke ulur koston e paketave dhe shmangur shkurtimet e vendeve të punës. Por Departamenti i Drejtësisë në SHBA po shqyrton nëse Netflix ka vepruar në mënyrë anti-konkurruese për të mbajtur avantazhin kundër platformës më të shikuar televizive, YouTube.