Vendosni fjalën kyçe....

“Balluku u kap në flagrancë duke grabitur 50 milionë euro te Tuneli i Llogarasë” – Berisha


Në një takim me demokratët e Sukthit, kreu i PD-së Berisha akuzoi qeverinë Rama për krizën që po kalon vendi teksa tha se ajo ka grabitur pasuritë e shqiptarëve.

Ai përsëriti akuzat ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku teksa tha se ajo është kapur në flagrancë duke vjedhur 50 milionë euro në Tunelin e Llogarasë.

“Rrogat, pensionet ndihma ekonominë janë rritur shumë më pak se çmimet. Çmimet në Shqipëri, çmimi i ushqimeve bazë është 17 % më i lartë se mesatarja e vendeve të BE. Kjo ka sjellë zhytjen në varfëri të shqiptarëve. Dhe kjo sjell faktin e trishtë “ik bir se këtu nuk ushqehemi dot. Kjo qeveri ka vjedhur pasuritë tuaja. Taksat që ju paguani në çdo gotë uji që pini. Vetëm Porti i Durrësit ka një vlerë prej rreth 4 mln euro me truall e të gjitha, por këtë si Porti prej pesë vitesh e kanë Troplinët, portin e Peshkatarëve e mori Luca, një trafikant që ndiqej nga 5 shtete për trafik bashkë me një Dorjan Beu. Ndërtohen vila, parasja për ata dhe konton bankare fryhen dhe qytetarët marrin rrugët Zëvendëskryeministrja është kapur në flagrancë nisi me 50 milionë euro të tunelit të Llogarasë. Këta guxojnë si askund në botë, në vend të paraqiten para drejtësisë”, tha Berisha.