Vendosni fjalën kyçe....

KLGJ lejon gjyqtarin Gerd Hoxha të vijojë garën si kandidat për në Gjykatën e Posaçme


Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi sot lejimin e gjyqtarit Gerd Hoxha si kandidat për në Gjykatën e Posaçme.

Me vendimin e sotëm, KLGJ-ja ka rrëzuasr vendimin e Komisionit të Posaçëm të SPAK për Verifikimin e Figurave.

“Këshilli miratoi vendimin për vijimin e procedurave të ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 449, datë 21.11.2022, të Këshillit të Lartë Gjyqësor për kandidatin z. Gerd Hoxha.” – njoftoi KLGJ.

Komisioni i SPAK i përbërë nga treshja Behar Dibra, Ened Nakuçi e Elton Kërluku kishte vendosur më herët të mos e lejonte Hoxhën të kandidonte. Për vendimin ata përdorën një foto në festën e Ambasadës Britanike ku Hoxha i dha dorën kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.