
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga gjendja që ai e cilëson alarmante në Spitalin e Lushnjës.
Në reagim ndaj deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë, e cila tha se godina e denoncuar nuk është funksionale, Korreshi ka shpërndarë video dhe foto ku shfaqen ambiente në kushte të rënda higjieno-sanitare.
Sipas tij, hyrja e repartit të imazherisë është e rrethuar nga mbeturina, ndërsa oborri i spitalit është përmbytur nga pellgje uji dhe kanalet kulluese janë të bllokuara.
Deputeti i PD ka treguar gjithashtu edhe ambientet e jashtme të morgut, të cilin e konsideron funksional, ku sipas pamjeve duken mbetje përreth, ndërsa në derë është vendosur mbishkrimi “Mos parko”.