Vendosni fjalën kyçe....

Federata Shqiptare e Futbollit uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë



Federata Shqiptare e Futbollit
(FSHF) ka uruar të gjithë shqiptarët e Kosovës, kudo ku jetojnë e veprojnë, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

Në mesazhin e saj, FSHF thekson se gjatë këtyre 18 viteve, Kosova ka përjetuar zhvillim të dukshëm në shumë fusha, ndërsa sporti, e në veçanti futbolli, ka luajtur një rol të rëndësishëm në përfaqësimin dhe promovimin e saj në arenën ndërkombëtare.

FSHF vlerëson në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e ngushtë dhe marrëdhëniet vëllazërore me Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), të ndërtuara mbi respekt të ndërsjellë, solidaritet dhe synime të përbashkëta për zhvillimin dhe promovimin e futbollit.

Në këtë përvjetor të rëndësishëm, Federata Shqiptare e Futbollit shpreh bindjen se bashkëpunimi mes dy federatave do të vijojë të forcohet edhe më tej, në shërbim të brezave të rinj dhe të sukseseve të reja sportive.

Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë, Kosovë