
Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ka denoncuar publikisht shpërdorimin e ujit në zonën nga Libri Universitar deri te Sheshi Willson në Tiranë.
Përmes një postimi në Instagram, Braçe shprehet se prej muajsh uji derdhet pa ndërprerje nga tarracat e pallateve, ditë e natë, ndërsa në tokë po bëhen punime për të shmangur humbjet e ujit.
Ai kërkon ndërhyrjen e Ujësjellësit të Tiranës për të verifikuar situatën dhe për të kontrolluar sa ujë faturohet dhe paguhet nga subjekti përgjegjës.
“Ne rrugen nga libri universitar tek sheshi willson;
Uji qe derdhet diten dhe naten-shihi videot!
Ne toke ne po rregullojme linjen te mos humbim uje, maje pallateve uji po rrezon taracat diten dhe naten, pa nderprerje!
Nuk di kush eshte ky, nuk di as sa uje faturohet per te e sa paguan, por parelli qenka se nuk ka mundesi qe tre muaj rresht te ndodhe kjo!
Do doja qe ujesjellesi i tiranes jo vetem te nderprese ujin per kete, por te verifikoje edhe sa uje paguan ky!
Turp te abuzosh keshtu, eshte mesi i tiranes e kjo vec qytetari nuk eshte!!”