Vendosni fjalën kyçe....

S’ka shpërthim fruthi në Shqipëri, i vetmi rast një muaj më parë


Në vend nuk ka epidemi fruthi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë i vetmi rast është regjistruar në një kopsht privat në Tiranë një muaj më parë.

Ndërsa në vitin 2025, rastet me fruth në vend kanë qenë gjithsej 18.

“Në kalendarin tonë të vaksinimit, fruthi aplikohet me dy doza. Doza e parë në moshën 1 vjeç dhe doza e dytë në moshën 5 vjeç. Për shkak të uljes së mbulesës vaksinale me dy doza, nga 95% sipas OBSH, ne e kemi në vitet e fundit 92%. Dhe ulja e kësaj mbulese vaksinale ka çuar në raste sporadike me fruth. Në momentin që nuk i vaksinoni fëmijët në kohë, rriskoni të infektohen me fruth”, u shpreh në 18 dhjetor 2025 Rovena Daja, epidemiologe në ISHP, raporton Report Tv.