
Një tentativë grabitjeje ka ndodhur pak më parë në degën e FiBank në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Rrugën e Kavajës.
Policia njofton se rreth orës 11:15, shtetasi B. F., 58 vjeç, ka hyrë në ambientet e bankës me qëllim vjedhjen, duke qëlluar me armë zjarri në dysheme. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë dhe bënë të mundur kapjen e autorit gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar.
Policia bën me dije se informacioni i mëtejshëm për rastin do të jepet pas përfundimit të veprimeve hetimore.