Vendosni fjalën kyçe....

“Shteti i Ramës i kapur nga mafia, po qeveris me mafian, kjo ëgjë është e qartë në Bruksel” – Eurodeputeti Beleri


Eurodeputeti që përfaqëson Greqinë në Parlamentin Evropian Fredi Beleri akuzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij se po përpiqet të pengojë me çdo kusht drejtësinë për të zbardhur skandalet e mëdha të qeverisë që nuk ndodhin as në vendet e Amerikës së Jugut.

I ftuar në “A Shoë” me gazetarin Adi Krasta, Beleri theksoi se në asnjë vend të Evropës nuk ndodh që policia të jetë kaq agresive ndaj protestuesve siç ndodh nën qeverisjen e Ramës.

“Në të gjitha shtetet dhe kryeqytetet e Evropës bëhen reagime nga më të ndryshmet dhe bëhen demonstrata, tubime, po policia në mënyrë kaq agresive pa patur asnjë shkak, ndodh vetëm atje. Solidarizohem me të gjithë njerëzit që janë te Trauma dhe dua t’i shpreh edhe të dëmtuarve aty, ndjenjat e mia më të përzemërta dhe shërim të shpejtë. Sigurisht gënjeshtra po vete drejt fundit. Në Evropë, shurdhët dëgjuan dhe të verbërit panë.

Në Shqipëri, ndarja e pushteteve nuk po funksionon. Kemi një krizë të madhe institucionale, sepse qeveria mundohet të pengojë me çdo kusht drejtësinë për të zbardhur skandalet nga më të mëdhatë që nuk ndodhin jo vetëm në Evropë por as në shtetet e Amerikës Latine. Kemi një shtet të kapur nga mafia, shteti që qeveris me mafien dhe këto të gjitha në Bruksel kanë ardhur në mënyrë pompoze dhe nuk mund të fshihen më. Është kryesisht Gjermania që ka rolin protagonist për të zgjidhur këtë ngërç në Shqipëri, janë ata që kërkojnë me insistim ndarjen e pushteteve, qeveria të qeverisë dhe gjykata dhe drejtësia të bëjë punën e saj.

Zoti Rama me sa duket, gjithë këtë kohë përkëdhelte një tigër, një luan që ishte SPAK-u dhe Prokuroria Speciale. Tani që u rrit përbri tij, del gati për të ngrënë dhe atë, fillon dhe akuzon dhe atë, ndaj atij institucioni që ai i dha kompetencat më përpara dhe i premtoi dhe politikisht për të ndjekur opozitën. Kjo është bërë më se e qartë në Bruksel.”