Vendosni fjalën kyçe....

“Të hënën të mblidhet menjëherë Këshilli i Mandateve për Ballukun” – Bardhi thirrje Peleshit


Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ka bërë thirrje kreut të Kuvendit Peleshi që të mbledhë Këshillin e Mandateve të hënën dhe të përfshijë në seancën e së enjtes dhënien e autorizimit të heqjes së mandatit të zv.jkryeministres Belinda Balluku.

Reagimi i Bardhit vjen pasi Gjykata Kushtetuese votoi për lënien në fuqi të pezullimit të Ballukut pas vendimit të Gjykatës së Posaçme.

“Alibitë tashmë kanë rënë! Edi Rama u rrëzua në pretendimin e tij për të bllokuar drejtësinë. Njëlloj do të rrëzohet kushdo që pengon drejtësinë.

I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit të njoftojë menjëherë mbledhje urgjente të hënën të Këshillit të Mandateve dhe përfshirjen të enjten në seancë plenare të kërkesës për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit për ish-Zëvendëskryeministren dhe ish-ministren Belinda Balluku.

Kuvendi nuk mund të mbajë peshën e përgjegjësisë për vonesën e paprecedent të shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë dhe për pengimin e drejtësisë”, shkruan Bardhi.